Das Freiburger Frauen- und Kinderschutzhaus
Dhuna në Shtëpi ka shumë fytyra
Ju edhe fëmijet tuaj keni të drejtë për një jetë pa dhunë- Kërcënimet
- Ngacmimet
- Kontrolli dhe Spiunimi i vazhdueshëm
- Poshtërimet dhe Përuljet
- Publikimi të informacioneve personale rreth jush në Internet – pa lejen tuaj
- Goditjet
- Tërheqja e flokëve
- Mbytjet prej fyti
- Shkelma
- Pagjumësit
- Ndalesa ose Mbyllja
- Ndalesa e kontakteve edhe miqësive
- Imponimi i akteve seksuale (edhe në martesë)
- Sulmet seksuale- edhe në martesë
- Përndjekje
- Martesë e detyruar
- Mos disponim në mjetet financiare (paratë)
- Kërcënime me dhunë ndaj familjes/miqve
- Sulme dhe kërcënime nëpërmjet mediave sociale
Çfarë mund të bej?
Në rrezik akut:Telefononi policinë në numrin 110. Ajo ofron ndihmë dhe merr masat e para mbrojtëse (p.sh. me nje referencë banimi).
Na telefononi në numrin 0761 – 3 10 72. Ju mund të arrini telefonin tonë të këshillimit të Hënë- të Premte : 8- 18 orë.
Në rast emergjence mund të na kontaktoni 24/7.
Shërbimi i ndërhyrjes së shpejtë:
Në situata krize ne jemi në dispozicion 24 orë në dite. Edhe jashtë orarit tonë të zyrës, ju mund të kontaktoni me shërbimin tonë të gatishmërisë përmes:
- Telefonit Policisë- Emergjencës 110 dhe
- Telefonit Shëndetësor 0800/111 0 222 ose 0800/111 0 111
Ne mund t'ju mbështesim:
- nëpërmjet telefonit me një bisedë të detajuar
- personalisht në qëndrën tonë të Këshillimit të Grave për dhunën në familje
- me pranimin në Strehën e Grave